Këto rrugë do të bllokohen të dielën

Kosova

Këto rrugë do të bllokohen të dielën

Më: 27 prill 2018 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Me rastin e mbajtjes që gjysmëmaratonës ndërkombëtare, me datën 29.04.2018, në orën 10:00, do të bllokohen disa rrugë. Gjysmëmaratona do të mbahet në rajonin e Prishtinës, duke i shfrytëzuar rrugët në rajonet e stacioneve policore Qendra, Jugu, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Drejtoria Rajonale e Policisë - Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në rajonin e Prishtinës me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut.

“Meqenëse kryeqyteti gravitohet nga një numër i madh automjetesh dhe qytetarësh, duke vlerësuar se bllokimi i segmenteve të caktuar rrugore paraqet vështirësi në rrjedhën normale të komunikacionit, gjatë kohës që do të zhvillohet gjysmëmaratona pjesëtarët policorë do të merret me ridrejtimin e komunikacionit.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten, në qarkullimin rrugor, kërkojmë mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre me vetura ose të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundim të këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat