Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit në Lepenc, policia thotë se vetura theu barrierat e urës së lumit

Kosova

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit në Lepenc, policia thotë se vetura theu barrierat e urës së lumit

Më: 29 prill 2018 Në ora: 06:41
Lepenc

Mbrëmjen e vonë të së shtunës, një veturë e Policisë së Kosovës në rrethana ende të panjohura ka rënë në lumin Lepenc.

Sipas raportimeve ende nuk dihen shkaqet që çuan deri në fundosjen e veturës policore në të cilën gjendeshin dhe dy pjesëtarë të policisë tashmë të zhdukur.

Sipas Zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi vetura kishte depërtuar urën:

‘’ Ende nuk dihen arsyet por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë’’ ka thënë ai.

Të gjitha njësitë relevantë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët e policisë.

Kërkimeve për policët iu janë bashkuar edhe FSK dhe ekipet e zjarrëfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat