Haradinaj flet për humbjen e dy policëve në lumin Lepenc

Kosova

Haradinaj flet për humbjen e dy policëve në lumin Lepenc

Më: 29 prill 2018 Në ora: 09:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas humbjes së dy policëve në lumin Lepenc, duke thënë se ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se Policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurtë.

Haradinaj ka shkruar në facebook se është shumë pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc.

“Ndajë shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës për fatin e policëve tonë. Ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurtë. Falënderoj të gjitha njësitë relevante, Policinë e Kosovës, FSK-në, zjarrëfikësit dhe të gjithë të përfshirët në kërkim të dy policëve tanë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat