Kryetari i Kaçanikut dhe i Hanit të Elezit dalin në vendin e ngjarjes ku u zhdukën dy policë

Kosova

Kryetari i Kaçanikut dhe i Hanit të Elezit dalin në vendin e ngjarjes ku u zhdukën dy policë

Më: 29 prill 2018 Në ora: 10:27
Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi

Kryetari i Kaçanikut nga radhët e PDK-së, Besim Ilazi ka dalur në vendin e ngjarjes, në afërsi të lumit Lepenc ku mbrëmë në një aksident trafiku ranë dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Aty është parë edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy policë kanë rënë në rrjedhën e lumit Lepenc në mbrëmjen e së shtunës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, ka deklaruar se policët kanë qenë në një makinë zyrtare në magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit dhe dhe më pas vetura ka rënë nga ura e lumit Lepenc.

Gashi ka deklaruar se hetimet janë duke vazhduar për gjetjen e personave të zhdukur derisa në vendin e ngjarjes janë dalur për t’i kërkuar edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat