Shtyhet seanca për terrorizëm

Kosova

Shtyhet seanca për terrorizëm

Më: 30 prill 2018 Në ora: 15:45
Pamje nga gjykata

Një seancë gjyqësore për për terrorizëm është shtyrë me kërkesën e avokatit Besnik Berisha.

Avokati Berisha ka kërkuar nga kryetarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini, që të shtyhej seanca e sotme ku parashihej që të dëshmonte i mbrojturi i tij, Hadi Nura.

Në gjykimin e kaluar tre nga të akuzuarit, Besim Shabani, Egzon Latifi dhe Artan Kadriu, shfrytëzuan të drejtën e mbrojtjes në heshtje.

Ndërkaq, dy të akuzuarit e tjerë, Bekim Halili dhe Jeton Hajdini zgjodhën që të flasin para Gjykatës për atë që ata thanë se është e vërteta.

I akuzuari Hadi Nura është i vetmi i cili ka mbetur të japë mbrojtjen e tij e më pas do të procedohet me fjalën përfundimtare.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë më 7 maj 2015 ndaj Kujtim Bytyqit, Hadi Nurës, Besim Shabanit, Betim Ibrahimajt, Adil Bushit, Egzon Latifit, Jetmir Bushit, Artan Kadriut, Bekim Halilit, Zijadin Berishës dhe Jeton Hajdinit.

Hadi Nura, Besim Shabani, Betim Ibrahimaj, Adil Bushi, Egzon Latifi, Jetmir Bushi, Artan Kadriu, Bekim Halili, Zijadin Berisha dhe Jeton Hajdini nga prokuroria akuzohen për veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, ndërsa Kujtim Bytyqi është i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Edhe Bekim Halili e Zijadin Berisha, përpos për pjesëmarrje në grupe terroriste ngarkohen edhe për armëmbajtje pa leje.

Në seancat e kaluara, Artan Kadriu, Zijadin Berisha, Betim Ibrahimaj dhe Adil Bushi kanë pranuar fajësinë për veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, raporton kallxo.

Ndërsa Kujtim Bytyqi kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, pjesërisht e kishin pranuar fajësinë në seancat e kaluara edhe Bekim Halili dhe Zijadin Berisha vetëm për armëmbajtje pa leje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat