Keni pritur mot të nxehtë, temperaturat do të ju befasojnë në fundjavë

Kosova

Keni pritur mot të nxehtë, temperaturat do të ju befasojnë në fundjavë

Më: 2 maj 2018 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Moti i javës së kaluar dhe deri në ditët e sotme solli verën e parakohshme mbi Kosovë, me temperatura që shënuan deri në 30 gradë celsius në vende të caktuara. Por bëhuni gati sepse moti do të ketë ndryshime këtë fundjavë, ku ditët në vazhdim pritet që të ketë reshje shiu.

Mirëpo, ani pse është pritur që maji të nis më mirë, ai po befason me fillim, pasi temperaturat po shkojnë duke u ngritur deri në 30 gradë celsius, mirëpo pritet që fundjava të ketë ndryshim moti, reshje shiu mbi Kosovën do të dominojnë.

Ditëve në vijim mundësi për reshje lokale shiu, fundjava me shtrëngata me shi, sipas Prishtina Weather. Aty tregohet se një ciklon i fuqishëm nga Afrika Veriore që po depërton mbi Itali do të sjell një fazë të motit jostabil, ku do të sjellin temperatura të ulëta dhe do të ketë reshje shiu.

Ja postimi i plotë:

2.05.2018 – Një ciklon i fuqishëm nga Afrika Veriore që po depërton mbi Itali dhe do të mbetet stacionar për disa ditë, do të sjellë mbi vendin tonë një fazë të motit jostabil, e masa më të ftohta ajrore nga Atlantiku do të zbresin edhe temperaturat. Dy ditët e ardhshme priten reshje të shpërndara shiu me mundësi edhe për bubullima, e në fundjavë shtrëngata me shi.Cikloni që po vjen nga Afrika të sjellë edhe koncentrim më të lartë të grimcave të pluhurit saharian, që në ditët e ardhshme mund të ndikojë edhe në rritje të vogël të indeksit të kualitetit të ajrit (AQI).3.05-4.05 – Mot me vransira dhe intervale me diell. Orëve të pasdites priten reshje të shpërndara shiu me mundësi edhe për bubullimë.5.05-6.05 – Fundjava me mot kryesisht të vranët dhe me shtrëngata me shi, që ditën e shtunë do të jenë më të përhapura, e vende-vende me reshje më intenzive.7.05 – Mot kryesisht i vranët dhe shtrëngata të shpërndara me shi, kryesisht orëve të pasdites.

Edhepse temperaturat pritet të pësojnë rënie, ato do të mbesin ende mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 13C, e ato maksimale nga 21C deri në 25C.Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja 4-13m/s, e në funjdavë nga verilindja 3-8m/s.Shtypja atmosferike, do të zbres nën vlera normale, që gjatë fundjavës të rritet rreth këtyre vlerave.

Dihet se këto dita ka qenë moti kryesisht me temperatura të larta, por, gjatë fundjavës në Kosovë do të ketë reshje shiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat