Kryeministri flet për faturat e serbëve të veriut të faturuara shqiptarëve

Kosova

Kryeministri flet për faturat e serbëve të veriut të faturuara shqiptarëve

Më: 3 maj 2018 Në ora: 11:37
Ramush Haradinaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi në deklarimet jashtë rendit të ditës e ka pyetur kryeministrin Ramush Haradinaj lidhur me faturimin e energjisë së shpenzuar të serbëve të cilën e kanë paguar shqiptarët.

Sipas Kurteshit, edhe Avokati i Popullit ka konstatuar se është shkelje e ligjeve dhe se Qeveria nuk duhet të mbuloj këto të holla me taksapaguesit e vendit.

Haradinaj ia kthen se kjo ka ndodhur në të kaluarën, por që tashmë është gjetur zgjedhje e përkohshme për këtë çështje.

“Kështu ka ndodh kështu në të kaluarën, energjia është hy në kategorinë e humbjeve të përbashkëta, e një pjesë është paguar prej KEDS-it, një pjesë prej qytetarëve të gjithë vendit. Për fat, ka ndryshuar kjo gjendje, është zgjedh kjo shkelje, qeveria e as operatorët nuk kanë të drejtë më ja faturuar qytetarëve të vet. Këto të veriut tani nuk janë humbje që duhet me pagu qytetarët e tjerë. Kemi bërë zgjidhje. E dimë, nuk është model zgjidhje, ka qenë urgjencë. Nuk është e përhershme, nuk guxon me qenë. Kosova ka tregu fleksibilitet për çështjen e energjisë, por Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen e Brukselit” ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat