Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vazhduar agjendën e tij duke i takuar të rinjtë pejanë, në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor që është duke u zhvilluar me Rininë Demokratike.
Veseli përmes këtij takimi përcolli mesazhe të qarta se rinia do të jetë në fokusin e tij dhe të PDK-së duke dhënë dhjetëra shembuj se si PDK gjatë ekzistencës së saj iu ka dhënë hapësirë të rinjve në proceset organizative dhe proceset e vendimmarrjes, thuhet në komunikatën për media.