Haradinaj bën homazhe te varri i vëllait

Kosova

Haradinaj bën homazhe te varri i vëllait

Më: 6 maj 2018 Në ora: 07:40
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj në 21 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinaj, do të bëj homazhe te kompleksi memorial “Dëshmorët e Kombit në Gllogjan”.

Luan Haradinaj, që ishte vëllai i kryeministrit Haradinaj, kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

Më 6 maj 1997 Luan Haradinaj, bashkë me të vëllain Ramush Haradinaj dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi e Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, u nisën për në Kosovë. Kishin arritur sipër fshatit Larë, fshat ky që ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”, kur grupi bien në një pritë që kishte zënë ushtria jugosllave, në kufirin 179 shqiptaro-shqiptar.         

Haradinaj në këto homazhe që janë paraparë të mbahen prej orës 11:00, do të shoqërohet nga kryeparlamentari Kadri Veseli si dhe personalitete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat