Haradinaj me një urim të vecantë për Nexhmije Pagarushën

Kosova

Haradinaj me një urim të vecantë për Nexhmije Pagarushën

Më: 7 maj 2018 Në ora: 10:23
Nexhmije Pagarusha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se diva e këngës, Nexhmije Pagarusha, hyri në mbamendjën e të gjithë brezave, duke lidhë shekujt 20-21 përmes fijeve të arta të muzikës burimore shqiptare.

Haradinaj ka shkruar në facebook se ajo me “Bareshën” e famshme, dridhi zemrat e adhuruesve të këngës edhe jashtë gjeografisë shqiptare, kudo që u shfaq, duke u dhënë vulën e personalitetit lirik përlave të thesarit shqiptar. “Urime për 85-vjetorin e lindjes “Bilbil i Kosovës”, urime dekorimi nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, dhe falemnderit që i ke dhënë shumë shpirt e krenari këtij vendi”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat