Punësohen 40 të rinj në Komunën e Vitisë

Kosova

Punësohen 40 të rinj në Komunën e Vitisë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:18
Punësohen 40 të rinj në Komunën e Vitisë

Do të punësohen 40 të rinj e të reja të komunës së Vitisë, në bazë të një projekti të ri të Fondacionit Kosovë-Luksemburg.

Bashkëpunimi mes fondacionit dhe komunës ka për synim mbështetjen e bizneseve, por edhe punësimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve brenda një periudhë të caktuar.

Florim Shabani përfaqësues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, është shprehur se ky projekt është i veçantë për shkak se ka për qëllim zbutjen e papunësisë në Komunën e Vitisë.

“Vitia është ndër komunat e para ku ka filluar të implementohet ky projekt. Kontratat që do t’i nënshkruajmë sot me kompanitë e caktuara, do të përfshijnë periudhën 6 mujore, me tendencë të vazhdimit”, ka thënë Shabani.

Ndërsa zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka vlerësuar bashkëpunimit tejet të mirë që ka komuna me Fondacionin Kosovë-Luksemburg, që për vite me radhë ka realizuar një sërë projektesh me rëndësi për qytetarët dhe mirëqenien e tyre.

Qeverisja në Komunën e Vitisë sot u vlerësua edhe nga USAID-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat