Shfrytëzuesve të ujit nga Radoniqi mbesin pa ujë

Kosova

Shfrytëzuesve të ujit nga Radoniqi mbesin pa ujë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 21:19
Radoniqi

Një pjesë e madhe e shfrytëzuesve të ujit që furnizohen nga Radoniqi, kanë mbetur paujë.

Banorë të Komunës së Rahovecit dhe të Rogovës së Hasit kanë njoftuar KosovaPress-in se për më shumë se 24 orë janë pa ujë.

Kurse zyrtarë të Kompanisë së Ujësjellësit Radoniqi, kanë bërë të ditur se ndërprerja e furnizimit me ujë është shkaktuar si pasojë e pëlcitjes së një gypi kryesor furnizues me ujë në fshatin Xerxë.

Ekipet e dërguara nga Gjakova dhe Rahoveci janë duke u munduar ta evitojnë problemin, por se edhe sonet u duhet banorëve të mbesin pa ujë, pasi defekti nuk mund të sanohet shpejt, pasi gypi që ka shpërthyer është furnizuesi kryesor i ujit, i dimensionit F-800.

Banorët janë ankuar se përveç ndërprerjes së fundit, ata përballën pa paralajmërim me reduktime të shpeshta të ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat