Bytyqi: Të përkushtuar për përmbushjen e kërkesave të MSA

Kosova

Bytyqi: Të përkushtuar për përmbushjen e kërkesave të MSA

Më: 11 maj 2018 Në ora: 22:07
Ai ka thënë se MASHT është e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kërkesat që dalin nga MSA.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, (MASHT), Shyqeri Bytyqi ka raportuar sot për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asoccimit dhe për agjendën për Reforma Evropaine (ERA)

Ai ka thënë se MASHT është e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kërkesat që dalin nga MSA.

Ky është postimi i tij në Facebook.

Sot kam raportuar para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane rreth Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), si dhe çështje të tjera.

Me këtë rast theksova se, jemi shumë të përkushtuar në përmbushjen e kërkesave që dalin nga MSA, një pjesë e konsiderueshme e të cilave tashmë janë përmbushur. Mbetemi të përkushtuar që t’i realizojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të shënojmë progres në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Po ashtu, thashë se zotimet e pa përmbushura ndërlidhen me mosthemelimin e Agjencisë për Profesionet e Rregulluara, themelimi i së cilës, ndër të tjera, kërkon edhe buxhet shtesë nga Qeveria. Konsideroj se ende jemi në pikëpyetje të themelimit të kësaj Agjencie, që ka të bëjë me ndikimet e mëdha buxhetore. Këtë vit planifikojmë të rishqyrtojmë, ose të bëjmë kërkesë për buxhet shtesë për themelimin e Agjencisë që do t’i paraprinte akteve ligjore për të plotësuar të gjitha zotimet që dalin nga MSA, ose edhe të shohim mundësinë që të mos kemi Agjenci, por të kalohet në departament brenda Ministrisë së Arsimit.

Obligimet të cilat dalin nga MSA dhe të cilat Ministria e Arsimit ka arritur t’i përmbushë, respektivisht pika e cila rrjedh nga neni 107 i MSA-së, e që ka të bëjë me rregullimin e akteve nënligjore për pikat kontaktuese kombëtare për Horizon 2020, tanimë është finalizuar dhe është bërë publikimi i rregullores. Ndërsa, janë emëruar personat kontaktues, që është një hap drejt hapjes së perspektivës së të rinjve tanë dhe institucioneve të arsimit të lartë.

Sa i përket përfshirjes së fëmijëve në programe edukative për fëmijët e moshave 0-2 dhe 3-5, theksova se edukimi në fëmijëri të hershme është jashtëzakonisht me rëndësi dhe në bashkëpunim me DKA-të do të identifikojmë shkollat të cilat kanë hapësira të mjaftueshme për adaptimin e tyre në çerdhe.

Një pjesë të fjalës time ia kushtova zhvillimit të arsimit dhe aftësimit profesional dhe arsimit të lartë në Kosovë, i cili duhet të trajtohet me vëmendje të veçantë, duke shikuar mundësitë e përshpejtimit të akreditimit të institucioneve të arsimit të mesëm profesional, që të mbetemi pjesë e mekanizmave evropiane të arsimit.

Përmirësimi i gjendjes në arsim gjithsesi kërkon më shumë buxhet, përkushtim dhe angazhim të të gjithë akterëve, ndërsa MAShT mbetet e përkushtuar që të zbatojë me përpikëri legjislacionin në fuqi dhe të hartojë politika të mira arsimore, në mënyrë që përmirësimi i gjendjes të arrihet brenda një kohe sa më të shkurtër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat