Gashi: Më shumë se paratë, diaspora e ka potencialin njerëzor

Kosova

Gashi: Më shumë se paratë, diaspora e ka potencialin njerëzor

Më: 12 maj 2018 Në ora: 07:23
Arbion Gashi

Arbion Gashi, Kryetar i Komisionit të Integrimit, në Këshillin Rinor Bavarez ka thënë se njerëzit e diasporës nuk duhet të shihen si remitanca.

Ai në emisionin “Përballje”, ka theksuar se para se gjithash diaspora duhet të shihet si potencial dhe resurs i rëndësishëm human.

“Unë mendoj që njëra prej problemeve kryesore në organizim dhe arritjen e rezultateve është se flitet shumë, por nuk punohet njëjtë”, ka shtuar Gashi.

Sipas tij, duhet të ketë angazhim të përbashkët të njerëzve të diasporës në projekte të rëndësishme dhe të ndërtohen platforma të përbashkëta ku do të mund të ndihmohej Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat