Morina kthehet në ‘makthin’ e kamionëve

Kosova

Morina kthehet në ‘makthin’ e kamionëve

Më: 12 maj 2018 Në ora: 16:15
Ilustrim

Dogana e Morinit është kthyer në problemin kryesor te kamionistëve por edhe udhëtarëve, që kalojnë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Problemet më të mëdha ndodhin kryesisht në fundjavë. Kalimi i kamionëve në skaner por edhe punimet në doganë për sportelet e reja, krijojnë çdo ditë radhë të gjata.

Vetë kamionistët thonë se këto vonesa disa orëshe, përveçse janë humbje kohe, kanë edhe kosto financiare.

Vështirësinë në qarkullim i shkaktojnë kryesisht kamionët por pika e kalimit kufitar Morinë-Vërmicë përshkohet cdo ditë edhe nga automjetet e vogla, që kaosin në qarkullim e ndjejnë po njësoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat