Hetem Arifi rizgjedhet kryetar i PAI-së

Kosova

Hetem Arifi rizgjedhet kryetar i PAI-së

Më: 13 maj 2018 Në ora: 14:04
PAI

Me 173 vota pro, tri abstenime dhe një votë kundër, Partia e Ashkalinjve për Integrim ka rizgjedhur Hetem Arifin kryetar të saj.

Qazim Rrahmani, kryesues i kuvendit zgjedhor, tha se nga 101 anëtarë që duhet të jenë prezent për zgjedhjen e kryetarit, PAI ka arritur të ketë prezent 176 anëtarë, të cilët sipas tij, në këtë formë kanë dëshmuar vullnetin e tyre për katër vitet e ardhshme.

Rrahmani: Hetem Arifi kryetar i PAI-së

“73 janë pro, 3 janë abstenim, 1 është kundër. Urime Hetem Arifi, kryetari i Partisë të Ashkalinjve për Integrim edhe këtë mandat”, tha Rrahmani.

Ndërsa kryetari i rizgjedhur i IPA-së, Hetem Arifi, tha se do të fokusohen që të përmirësojë jetën e qytetarëve, në ofrimin e edukimi cilësor për të rinjtë ashkalinj, krijimin e vendeve të punës e të tjera.

Më këtë rast, Arifi premtoi se do të përkushtohet maksimalisht në përmirësimin e jetës së komunitetit ashkali.

Arifi: Rizgjedhja ime kryetari PAI-së, nder dhe përgjegjësi

“Jeta më ka mësuar se nuk ka asgjë më të shenjtë se besimi i njeriut ndaj njeriut. Faleminderit për besimin që ma keni dhënë për të udhëhequr edhe një mandat PAI-në. Do të jem përherë mirënjohës dhe përgjegjës ndaj jush dhe qytetarëve ashalinj. Do të filloj menjëherë të punoj që çdo vend ku ka ashkalinj, do të punojmë për të mirën dhe nuk do të lejojmë që të ketë ngecje. Do t’i përmirësojmë të gjitha një e nga një”, tha ai me rastin e rizgjedhjes kryetar.

Arifi tha se ka shumë punë për t’u bërë, ndërsa kërkoi nga kuvendi i PAI-së që të jetë gjithmonë i hapur për qytetarin e Kosovës, gjegjësisht komunitetin ashkali.

Ndryshe, kuvendi i tretë zgjedhor i PAI-së në mbledhjen e tretë të rregullt zgjedhore ka miratuar edhe raportin e punës 4 vjeçare, ndryshimet në statutin e PAI-së, si dhe ka zgjedhur këshillin e përgjithshëm të partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat