Deputetja e PDK-së: Sot patëm nderin ta nderojmë së pari veten e pastaj Heroinën e Kombit

Kosova

Deputetja e PDK-së: Sot patëm nderin ta nderojmë së pari veten e pastaj Heroinën e Kombit

Nga: H.O. Më: 15 maj 2018 Në ora: 09:13
Pamje nga homazhet

Deputetja e PDK-së, Mexhide Mjaku Topalli në një postim në Facebook ka shkruar se gjatë ditës së djeshme ka bërë homazhe tek heroina e Kombit, Hyra Emini-Mira.

Ajo thotë se kanë vizituar edhe një bashkëluftëtare të saj, gjeneralen e FSK-së, Irfete Spahiu.

Postimi i plotë:

Sot patèm nderin ta nderojmë së pari veten e pastaj Heroinën e Kombit-Hyrë Emini-Mira.

Gjithashtu vizituam njè bashkëluftètare të Hyrë Eminit, gjeneralen e FSK-së Irfete Spahiu, që tè dyja tè graduara, e para Grada Hyjnore e Përjetësisë, e dyta Grada e Gjenerales!

Vizituam edhe dy bashkëluftëtar të Hyrës dhe tè Gjenerales që sot janë Kryetar të Komunave z.Agim Aliu në Ferizaj dhe z.Rufki Suma në Han të Elezit, qè tè dy të përkushtuar nè sendërtimin e idealeve të Dëshmorëve për ndërtimin e një Shteti ligjor e demokratik!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat