Pacolli i uron besimtarët islam për muajin e Ramazanit

Kosova

Pacolli i uron besimtarët islam për muajin e Ramazanit

Më: 15 maj 2018 Në ora: 20:02
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i ka uruar besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Pacolli ka vlerësuar se gjatë këtij muaji, përmes agjërimit dhe solidaritetit, tregohet devotshmëria dhe përkushtimi ynë për t`ia zgjatur dorën atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë.

Urimi i Pacollit:

Me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal të Ju shpreh urimet më të sinqerta të gjithë qytetarëve të besimit Islam.

Gjatë këtij muaji, përmes agjërimit dhe solidaritetit, tregohet devotshmëria dhe përkushtimi ynë për t`ia zgjatur dorën atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë. Përkushtimi ynë për t`i ndihmuar njëri tjetrit është domosdoshmëri për të ndjekur rrugën e besimit në vlerat e paqes, bashkëjetesës, tolerancës, harmonisë dhe mirëkuptimit.

Uroj që ditët në vijim, të na mbajnë edhe më afër këtyre vlerave, duke sjellë kështu ngrohtësi dhe lumturi në çdo familje dhe duke na kujtuar të gjithëve që të mbajmë në vete mirëkuptimin dhe dashurinë ndaj njeri tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat