Ministri Gashi priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë

Kosova

Ministri Gashi priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:48
Bejtush Gashi dhe Kivilim Kiliç

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilim Kiliç.

Në këtë takim, u bisedua lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç’rast Gashi falënderoi Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës, veçanërisht institucioneve të sigurisë.

Poashtu u diskutua rreth përkrahjes së shtetit të Turqisë që vazhdimisht i jep Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve.

Ambasadorja turke, Kiliç theksoi se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat