Akademia akreditohet nga IADLEST

Kosova

Akademia akreditohet nga IADLEST

Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:05
Ilustrim

Akademia e Kosovës për Siguri Publike është akredituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (IADLEST).

“Pas një vizite një javore fakte mbledhëse nga  30 prill deri më- 3 maj  të  ekipit të  ekspertëve vlerësues nga Asociacionit Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, IADLEST), ka njoftuar se Akademia ka fituar akreditim ndërkombëtar”, thuhet në një njoftim për media nga AKSP.

Kjo është hera e parë që IADLEST bën vlerësim dhe akreditim ndërkombëtar jashtë SHBA-ve.

“Akademia e Kosovës për Siguri Publike është  institucioni i parë në regjion dhe më gjerë me status të institucionit me akreditim ndërkombëtar”, thuhet në një komunikatë për media.

Ndryshe IADLEST ofron shërbime shtesë të ndërtuara për të rritur dhe për të përmirësuar kuadrin e programeve të trajnimit thelbësor për suksesin e komunitetit të zbatimit të ligjit. Këto shërbime përfshijnë sigurimin kritik post-vlerësimin, reagime dhe përmirësimet, rekomandime ofruesve të trajnimit si pjesë e shërbimit të Akreditimit, ndarjen e praktikave më të mira nëpërmjet shërbimit Standardeve Model,  duke u fokusuar si një mjet për të përmirësuar trajnimet nëpërmjet shërbimit të Auditimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat