LDK: Kujtim Paçaku ishte shembull në Kuvendin e Kosovës

Kosova

LDK: Kujtim Paçaku ishte shembull në Kuvendin e Kosovës

Më: 17 maj 2018 Në ora: 16:20
Kujtim Paçaku

Grupi Parlamentar i LDK-së ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të Kuvëndit të Kosovës, Kujtim Paçaku.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e papritur të kolegut dhe veprimtarit Kujtim Paçakut. Kujtimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e komunitetit të tij dhe kudo që ishte”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të LDK-së.

 “Ngushëllime familjes Paçaku miqve e bashkëveprimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës”, përfundon ky telegram.

Ish-deputeti rom i Kuvendit të Kosovës, për disa mandate, të enjten ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat