Gjergj Dedaj nuk ia kthen Laptopin ministrisë

Kosova

Gjergj Dedaj nuk ia kthen Laptopin ministrisë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 17:06
Gjergj Dedaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj ende nuk e ka kthyer një loptop në ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal ku ishte zv.ministër.

Kallxo merr vesh që Dedaj, pas shumë presioneve të ministrisë për kthimin e pasurive, e ka kthyer një loptop që nuk ka qenë në pronësi të ministrisë.

“Ai poashtu ka kthyer një lap-top, por që kodi i regjistrimit në evidencën e pasurisë nuk korrespondonte me specifikat konkrete, prandaj kemi kërkuar që të ktheje lap-topin e njëjtë i cili është i regjistruar në librat e pasurisë së MAPL. Dmth, aktualisht ka në posedim një lap-top të cilin akoma nuk e ka kthyer”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të MAPL-së.

Kallxo e ka kontaktuar Dedajn, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Dedaj rrezikon edhe të ndiqet penalisht, nëse nuk i kthen pajisjet, edhe pse kërkesat për kthim i kanë shkuar vazhdimisht.

“Në rast të moskthimit të pasurisë do të aplikohen procedurat ligjore”, thuhet tutje në përgjigjen e MAPL-së.

Dedaj për një kohë të gjatë nuk i kishte përfillur kërkesat e MAPL-së për kthim të pasurive që i ka poseduar gjatë kohës sa ka qenë pjesë e kësaj ministre.

MAPL në një përgjigje thotë se fillimisht kërkesën për kthim të pasurive ua kishte dërguar Gjergj Dedajt në shtator të vitit të kaluar kur edhe kishte përfunduar mandati i qeverisë së kaluar, por ai nuk i’u kishte përgjigjur këtyre kërkesave.

Ndërsa kur dy muaj më vonë, Gjergj Dedaj u emëruar zëvendës ministër në MPJ, zyrtarët e MAPL-së i kishin njoftuar zyrtarët e MPJ-së, se Gjergj Dedaj “është në borxh” ndaj MAPL-së.

Vetëm pas presioneve përmes ministrisë ku aktualisht është i emëruar si zv.ministër, Dedaj ju ka përgjigjur thirrjeve të ministrisë. Ai e ka kthyer telefonin e mençur me gjashtë muaj vonesë.

“Me rastin e emërimit të tij në pozitën e zëvendësministrit në MPJ, MAPL ka njoftuar MPJ-në për pasuritë që i posedon z. Dedaj dhe për të cilat nuk i ka kthyer. Pas kërkesës së fundit paralajmëruese që MAPL ka adresuar me datë 4 Prill 2018 lidhur me obligimet e tij,  z. Dedaj e ka kthyer telefonin e llojit “Samsung Galaxy 6””, thuhet në përgjigjet e zyrës për informim të MAPL-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat