Mjekët e Kosovës mësojnë se si duhet trajtuar pacientët që vuajnë nga limfoderma

Kosova

Mjekët e Kosovës mësojnë se si duhet trajtuar pacientët që vuajnë nga limfoderma

Më: 20 maj 2018 Në ora: 06:24
Mjekët e Kosovës mësojnë se si duhet trajtuar pacientët që vuajnë nga limfoderma

Mjekët e Kosovës, kanë pasur mundësi të marrin trajnime për ekzaminimin e sëmundjes Limfoderma. Pacientët në vendin tonë, të cilët janë të prekur nga kjo patologji nuk kanë një vend të caktuar se ku duhet të trajtohen, por falë ndihmës së mjekëve të huaj ata që vuajnë mund t’i drejtohen Klinikës së Dermatologjisë.

Limfoderma, një sëmundje e cila shkakton ënjtjen e indeve në trup, ka mbledhur nga i gjithë rajoni mjekë në Kosovë, për tu trajnuar për mjekimin e saj.

Sipoziumi dy ditor, po shihet i një rëndësie të veçantë pasi që deri më tash pacientët nga Kosova që vuajnë nga kjo patologji, nuk kanë pasur se ku të adresojnë problemin e tyre shëndetësor.

Kryetarja e Shoqatës së Dermatologëve të Kosovës, Mybera Ferizi, ka thënë se duke parë nevojën e këtyre pacientëve për të pasur një vend ku të adresojnë problemet e tyre, ka ftuar drejtoreshën e Klinikës së Dermatologjisë në Slloveni, Tanja Planinsek, për të trajnuar kolegët nga Kosova, gjegjësisht fashimin e eksterniteteve të ajura të pacientëve që vuajnë nga kjo patologji.

Tutje ajo ka bërë të ditur se Klinika e Dermatologjisë është e gatshme dhe mund të jap ndihmën e parë në mjekimin e kësaj patologjie.

Ndërsa, drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë në Slloveni, Tanja Planinsek, ka thënë se ndjehet mirë që ka pasur rastin të mbajë trajnimin e mjekëve nga Kosova, dhe ka shpejguar se sa e rëndësishme është trajtimi i kësaj patologjie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat