Aderime të papritura, 50 anëtarë të Vetëvendosjes i bashkohen Nismës

Kosova

Aderime të papritura, 50 anëtarë të Vetëvendosjes i bashkohen Nismës

Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:01
Nismës Socialdemokrate dega në Vushtrri

Nismës Socialdemokrate dega në Vushtrri i janë bashkuar mbi 50 anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në mesin e tyre është edhe Fidan Klinaku aktivist i dalluar nga partia e Kurtit.

Me ketë rast, partia e Fatmir Limaj ka themeluar dy nëndegë të reja në fshatin Bukosh dhe Bivolak.

Kryetari i degës së Nismës në Vushtrri, Abdullah Vojvoda i uroi mirëseardhje të aderuarve nga VV.

Ai u zotua se anëtaret e ri do ta kenë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre.

Edhe ministri dhe anëtari i Kryesisë së Nismës, Skender Reçica falënderoi anëtaret e VV-së që kanë zgjedhë Nismën për të vazhduar aktivitetin e tyre politik.

Reçica tha se çdo ditë e më shumë njerëzit po e përqafojnë konceptin e Nismës.

E, Fidan Klinaku tha se kanë zgjedhur Nismën për shumë arsye.

Ka thënë se Nisma po jep shembull se si qeveriset si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

Ai u zotua se bashkë më anëtarët tjerë të cilët aderuan gjithë kontributin do ta japin në përkrahje të vizionit të Nismës.

Ndryshe, partia e Fatmir Limajt kohëve të fundit ka njoftuar për aderime anekënd vendit.

Po ashtu, kjo parti është edhe në kohën e mbajtjeve të Kuvendeve të Punës.

Në këtë takim prezent ishin edhe zv/ministri Faton Thaçi, dhe anëtarët e Kryesisë Demir Lima e Xhevdet Smakiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat