Një muaj paraburgimin për personin që iu gjet droga në autobus

Kosova

Një muaj paraburgimin për personin që iu gjet droga në autobus

Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muajit kundër të pandehurit Q.N, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge.

I pandehuri Q.N dyshohet se më 18 maj në rrugën magjistrale Prishtinë - Merdare, në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi, pa autorizim ka transportuar  substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, substanca psikotropike apo substanca analoge me qëllim të shpërndarjes, shitjes, ose ofrimit për shitje.

Gjatë një kontrolli  nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës e kanë ndalur autobusin dhe gjatë kontrollimit të autobusit është gjetur një valixhe e të pandehurit, Q.N, në të cilën  kishte 16 paketime të substancës narkotike, të llojit marihuanë, ku secili paketim kishte peshë rreth 520 gram, të cilat substanca janë konfiskuar nga Njësia e Forenzikës,  të  Stacionit Policor Podujevë.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Q.N është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat