Shi i furishëm në kryeqytet dhe qytete të tjera

Kosova

Shi i furishëm në kryeqytet dhe qytete të tjera

Më: 21 maj 2018 Në ora: 21:18
Shi i furishëm në kryeqytet

Shi i furishëm është duke rënë momentalisht në Prishtinë por edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Rrugët e qytetit kanë filluar të mbushen me ujë dhe komunikacioni është dendur.

Më herët kishte raportime se autostrada Prishtinë – Pejë është e bllokuar nga shiu, mirëpo oficeri i Policisë, përgjegjës për këtë autostradë, toger Argjend Gashi, tha për Kallxo se nuk ka ndonjë problem dhe se rruga është e hapur për automjete.

“Aktualisht nuk kemi ndonjë bllokim rruge nga Bresja deri në Gjergjicë, edhe pse ka të reshura të vazhdueshme”, tha Gashi për Kallxo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat