Tri gjoba për hedhësit e mbeturinave

Kosova

Tri gjoba për hedhësit e mbeturinave

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:20
Ilustrim

Drejtoria për Punë Inspektuese në komunën e Rahovecit, përkatësisht inspektorët e kësaj drejtorie, kanë nisur dhënien e gjobave mandatore për hedhësit e mbeturinave në vende ku është e ndaluar me ligj dhe për këtë deri më tani janë shqiptuar tri gjoba.

Përmes njoftimit të publikuar në uebfaqen zyrtare të Komunës së Rahovecit si dhe në media lokale edhe ato nacionale janë njoftuar me kohë se me gjoba mandatorë do të dënohen qytetarët,  operatoret ekonomik dhe ekonomitë familjare nëse hedhin mbeturinat e amvisërisë dhe ato inerte (të ngurta), në ato vende që nuk janë të përcaktuara nga autoritetet e komunës.

“Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, që në rast se shohin persona të pa përgjegjshëm duke hedhur mbeturina në deponi ilegale apo vende që nuk janë të përcaktuara për hedhjen e mbeturinave nga Komuna të lajmërohen në këtë numër telefoni 045-134-001”, thuhet në njoftimin dërguar nga komuna e Rahovecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat