Në Pozharan u inaugurua zyrtarisht projekti i E-Kisokut

Kosova

Në Pozharan u inaugurua zyrtarisht projekti i E-Kisokut

Nga: Aziz Zuka Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:03
Foto: Pamje nga inaufurimi I E –Kioskut ne Pozharan

Edhe zyrtarisht  sot në Pozharan, lokalitet ky më i madhë i  komunës së Vitisë, dhe ndër më të mëdhat në Kosovë, është inauguruar  projekti i E-Kioskut, me që rast në mbështetje të Programit USAID-it për të Drejtat Pronësore (PRP-së), Institucionet Komunale të Vitisë, organizuan ceremoninë e lansimit në mënyrë zyrtare të kësaj e-Kioske të parë, të gjeneratës së dytë në Kosovë.

Kjo E-kioskë e cila është vendosur në qendrën e Pozharanit në sheshin e këtij lokaliteti, ofron certifikata të pronësisë dhe deklarata të tatimit në pronë, përveç dokumenteve të gjendjes civile, siç janë certifikatat e lindjes dhe certifikatat e martesës. Zëvendësdrejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Mango, dhe Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, folën në këtë aktivitet, i cili u hap nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Në fjalën e tij, kryetari Haliti përmendi përparësitë që do ti kenë jo vetëm qytetarët e Pozharanit, por edhe të vendbanimeve tjera të komunës së Vitisë, pasi që pa humbur shumë kohë, mund të pajisen me dokumentet e nevojshme. Kryetari Haliti, duke shpreh mirënjohje për realizimin e këtij projekti, ka falënderuar USAID-in edhe për projektet tjera të realizuara në komunën e Vitisë, duke premtuar një bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Në këtë ngjarje pati edhe një tendë informative për qytetarët lidhur me çështjet e të drejtave pronësore, ku qytetarët mund të bënin pyetje dhe t’i merrnin broshurat informative të PRP-së. Udhëzime për përdorimin e e-kioskës elektronike u dhanë në vendngjarje.

Projektet e mëparshme të USAID-it, kanë vendosur e-kioska në një numër të komunave të Kosovës, të cilat ua mundësojnë qytetarëve që t’i marrin dokumentet e gjendjes civile. Pas zhvillimit të suksesshëm të këtij prototipi, PRP-ja do t’i avancojë kioskat e tjera në Kosovë për t'ua mundësuar atyre që t’i ofrojnë këto shërbime shtesë. Këto veçori shtesë kërkojnë që kioska elektronike të jetë e lidhur me sistemet informative të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe të Departamentit të Tatimit në Pronë të Ministrisë së Financave.

Programi i të Drejtave Pronësore i USAID-it është program pesëvjeçar që realizohet nga “Tetra Tech” dhe që synon t’i trajtojë sfidat e të drejtave pronësore në Kosovë duke bërë avokim publik për ta ngritur vetëdijen dhe për t’i ndryshuar qëndrimet në Kosovë për të drejtën e grave në posedim dhe përdorim të pronës, duke e mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore; duke e përmirësuar shqyrtimin e kërkesave pronësore, si dhe duke punuar me komunat për t’i përmirësuar shërbimet e tyre për qytetarë, për t’ua mundësuar atyre që të drejtat pronësore të tyre t’i ushtrojnë më lehtë dhe në mënyrë më efektive. Shiritin e inaugurimit të këtij projekti e bënë kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, zv. drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno dhe Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat