Presidenti takohet me shefen e EULEX-it

Kosova

Presidenti takohet me shefen e EULEX-it

Më: 24 maj 2018 Në ora: 11:48
Hashim Thaçi dhe Alexandra Papadopoulou

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

“Presidenti Thaçi dhe shefja e EULEX-it në Kosovë kanë konstatuar se është finalizuar teksti i letërkëmbimit ndërmjet Kosovës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, që parasheh përfundimin e misionit të EULEX-it në Kosovë në këtë vit”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga zyra e presidentit.

Sipas kësaj komunikate Thaçi e ka falënderuar ambasadoren Papadopoulou për qasjen konstruktive dhe për bashkëpunimin e misionit të EULEX-it dhe të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat