Përurohet Shërbimi i ri Intensiv në QKUK

Kosova

Përurohet Shërbimi i ri Intensiv në QKUK

Më: 24 maj 2018 Në ora: 17:05
Shërbimi i ri Intensiv në QKUK

Sot është përuruar Shërbimi i ri Intensiv në QKUK.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili ka thënë se ky shërbim që ka pasë 14 shtretër dhe infrastrukturë jo të duhur tash është shumë më ndryshe.

“Sot, jam shumë i lumtur që kësaj historie i erdhi fundi. Me 27 shtretër, e pajisur me aparaturë moderne, me staf të shtuar profesional, është i gatshëm Shërbimi i ri Intensiv në QKUK”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Më poshtë është statusi i plotë në Facebook:

Reparti i shërbimit Intensiv, për vite me radhë, ka pasur më shumë kërkesa sesa që ka mundur t’i përballojë. Me vetëm 14 shtretër dhe pa infrastrukturë të duhur, kjo njësi e kujdesit dhe monitorimit 24-orësh për jetën e pacientëve, ka qenë kokëçarje e sektorit shëndetësor.

Fatkeqësisht, jo rrallë historitë e qytetarëve tanë kanë pasur edhe fund të hidhur, si pasojë e mungesës së shtretërve në Intensivë. Sot, jam shumë i lumtur që kësaj historie i erdhi fundi.

Me 27 shtretër, e pajisur me aparaturë moderne, me staf të shtuar profesional, është i gatshëm Shërbimi i ri Intensiv në QKUK.

Falënderoj Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim për investimin 2 milionë eurosh në këtë repart, i cili do të mundë të trajtojë mbi 1000 pacientë gjatë vitit, dyfishin e numrit të deritanishëm.

Shpresoj që qytetarët tanë të kenë sa më pak nevojë për këtë repart, mirëpo është detyrë dhe obligim i yni që t’u gjendemi pranë kur ata kanë më së shumti nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat