Drejtori i ASHNA-së priti në takim Ministrin e brendshëm

Kosova

Drejtori i ASHNA-së priti në takim Ministrin e brendshëm

Më: 25 maj 2018 Në ora: 15:50
Pamje nga takimi

Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini, priti në një takim Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB) Bejtush Gashi me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi, drejtori Nuredini, e njoftoi Ministrin Gashi, për planet dhe projektet e zhvillimit të ASHNA-së, me theks të veçantë mbi gjendjen e sigurisë së operimeve, me ç`rast u theksua se siguria e operimeve është në nivelin e duhur.  

Ministri i MPB-së, në fund vizitoi edhe kullën e trafikut ajror, ku u njoftua më për së afërmi me punën që zhvillohet në ASHNA, me që kjo ishte edhe vizita e parë e tij në ASHNA, që nga marrja e pozitës së Ministrit të MPB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat