Koalicioni për Drejtësi letër Haradinajt e Veselit për sigurinë në punë

Kosova

Koalicioni për Drejtësi letër Haradinajt e Veselit për sigurinë në punë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Koalicioni për Drejtësi Sociale, ka reaguar me një letër drejtuar zyrtarëve të lartë shtetëror sa i përket sigurisë në ambientet e punës.

Kjo letër e cila është specifikuar të jetë drejtuar për Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentarin Kadri Veseli, vjen si një reagim pas rastit të vdekjes së të riut Valon Berisha në vendin e tij të punës.

”Reagim mbi vdekjen e të riut Valon Berisha

Për: Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Deputetëtë Kuvendit të Republikës së Kosovës 

I nderuar Kryeministër, Kryeparlamentar dhe Deputetë të Republikës së Kosovës,

Ne të poshtëshënuarit po ua drejtojmë këtë letër proteste publike me rastin e vdekjes së Valon Berishës, nga fshati Vasilevë, punëtor i ndërtimtarisë,i cili është viktima e radhës e mossigurisë në punë. Ne, anëtarët e Koalicionit e kuptojmë që aksidentet në vend të punës ndodhin kudo, edhe në shtetet më të avancuara nga aspekti i sundimit të ligjit.Por, ndryshe nga ç‘ndodhë në vende të tjera, rasti iviktimës së fundit në Fushë Kosovë, si dhe i shumë viktimavetëtjera, janë pasojë e drejtpërdrejt e moszbatimit të standardeve minimale evropiane të punës, gjë të cilën edhe ligjet e Republikës së Kosovës e sanksionojnë qartë.

Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, rreth 90 qytetarë, mbajtës të familjeve, kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës në sektorin e ndërtimtarisë. Nga këto vdekje, vetëm nga 5 raste në vitin e kaluar, pa i llogaritur edhe rastet e tjera, më shumë se 15 fëmijë kanë mbetur jetimë, përderisa familjet e tyrekanë mbetur të vazhdojnë jetën në kushte tejet të rënda ekonomike. Si pasojë e standardit të ulët të jetesës në vend, papunësia e lartë dhe varfëria e skajshme, përveç që janë ndër shtytësit që qytetarët pranojnë punë pa kushte, ato janë edhe ndër faktorët kryesorë që familjarët e të ndjerëve, detyrohen të pranojnëshuma tejet të voglatë hollash, pothuajse lëmoshë në këmbim të jetës së familjareve të tyre tëhumbur.

Shqetësuese vazhdon të mbetet edhe heshtja institucionalee publike lidhur me këto raste tragjike, që godasin rëndë jetët e qytetarëve dhe familjeve të tyre. Duke qenë se këto raste po aktualizohen vetëm si lajme ditore nëpër seksionet e kronikave të zeza në mediet vendore, pa ndonjë shtjellim meritor të vazhdueshëm, rrjedhshmëria e mëtejme e vdekjeve në vend të punës mbetet e panjohur për publikun. Pothuajse askund nuk mund të gjendet një raport përmbledhës për rastet në përgjithësi, derisa raportimet zyrtare janë të mangëta në shifra, të pashoqëruara me të dhëna rreth kompanive, apo edhe fakte konkrete rreth ndjekjeve penale ndaj punëdhënësve të pandërgjegjshëm.

Koalicioni Për Drejtësi Sociale i bën thirrjeQeverisë dhe Parlamentit të Republikës së Kosovës që ta adresojnë me urgjencë fenomenin e vdekjevejo të rralla në vendin e punës, duke i thirrur në përgjegjësi organet e mbikëqyrjes, implementimit dhe te ndjekjes penale. Si rrjedhojë, të siguroni qytetarët e Republikës së Kosovës se këto raste nuk po ndodhin për shkak të moszbatimit të legjislacionit në fuqi apo trajtimi i këtyre rasteve të mos u lihet nën vullnetin e punëdhënësve dhe gjykatësve. Punëtorëve në Republikën e Kosovës duhet t’ju garantohet që vendi i tyre i punës nuk do të kthehet në vend të vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat