Në fundjavë mot i ngrohtë

Kosova

Në fundjavë mot i ngrohtë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Fusha anticiklonike dhe masa më të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika veriore do të shtrihen mbi pjesën më të madhe kontinentale të Europës, përfshi edhe rajonin tonë. Nën këto kushte pritet të mbizotërojë mot më stabil, i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell. Rreth viseve malore nuk përjashtohet mundësia që orëve të pasdites të ketë zhvillime të vransirave me riga lokale shiu dhe bubullima.

Sipas parashikimeve të fundit në disa pjesë të Europës perëndimore temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 29C.

26.05-27.05 – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell.  Pasdite vonë rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu dhe bubullima.
28.05 – Mot pjesërisht i vranët.  Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu dhe bubullimë.
29.05-30.05 – Të martën mot kryesisht me diell, e ditën e mërkurë mot pjesërisht i vranët.

Në ditët në vijim temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 10C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 25C deri në 26C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-5m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat