Tahri pranon se e ishte kundër rrënimit të qendrës së kulturës, por s’mundi ta ndalë

Kosova

Tahri pranon se e ishte kundër rrënimit të qendrës së kulturës, por s’mundi ta ndalë

Më: 26 maj 2018 Në ora: 19:59
Xhafer Tahri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahri, nga radhët e LDK-së ka premtuar se objekti i Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” nuk do të rrënohet, por rrënimi i saj ka filluar sot. Ai tha se nuk mundi ta ndalojë pasi gjithçka ishte përfunduar më herët.

Xhaferi është deklaruar për këtë zhvillim dhe ka thënë se procedurat  i gjithë projekti kanë qenë të përfunduara shumë kohë më parë.

“Por quditrisht krejt prokurimi afer 1 milionësh është filluar e është përfunduar gjatë procesit zgjedhor, ndërsa tërë procesi ka përfunduar vetëm 4 ditë para se ne të marrim detyrën”, thotë Tahiri.

“Jam konsultuar me shumë ekspert të prokurimit për atë se si të dilet nga kjo situatë dhe a mund te rishikohet projekti.

Përgjigja ka qenë e prerë, JO.

Kam kërkuar nga Ministria e Kulturës rikonfimim me shkrim se a i qëndrojnë prapa projektit dhe atë rikonfirmim e kam marrë ne dy raste.

Kam mbajtur takim edhe me shoqërinë civile të qytetit ku i kam njoftuar me situatën.

Për njoftim, rindërtohet pjesa e përparme e Qendrës së Kulturës ndërsa salla mbetet e paprekur!

Tani ajo që na mbetet,e qe ne e marrim për zotim është që në fasadën e jashtme të kemi të pakten elementet bazë të trashigimisë kulturore të Vushtrrisë e që janë guri dhe tullat”, është deklaruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat