Komuna e Podujevës për tre muaj harxhoi 6 mijë euro për telefonata

Kosova

Komuna e Podujevës për tre muaj harxhoi 6 mijë euro për telefonata

Më: 27 maj 2018 Në ora: 06:19
Foto ilustrim

Shpenzimet e larta për vend e pa vend tash e një kohë e përcjellin pothuajse çdo komunë të Kosovës. E së fundmi, veç për telefonata dhe vetëm për 3 muaj, komuna e Podujevës ka shpenzuar 6 mijë euro!

Është bërë traditë, që telefonat zyrtarë të shfrytëzohen maksimum. Madje, shpesh herë edhe jashtë obligimeve të punës.

Ata që më së shumti shpenzojnë, janë ata persona të cilët punojnë në institucione publike.

Valës së harxhimeve të larta për pak muaj është edhe Komuna e Podujevës.

E, për vetëm tre muaj komuna e Podujevës ka shpenzuar për telefonata rreth 6 mijë euro.

Drejtori i Drejtorisë për buxhet dhe Financa, Isuf Latifi ka thënë se drejtoritë që më së shumti shpenzojnë janë ajo e arsimit dhe e shëndetësisë.

Sipas tij, këto shpenzime janë bërë në kuadër të planifikimeve.

Por pushtetin e kësaj komune po e kritikon opozita. Doruntina Hasani, asamblist nga radhët e VV’së në komunën e Podujevës ka thënë se këto shpenzime janë shqetësuese.

Megjithëse është kërkuar sqarim lidhur me këtë çështje , ajo tregon se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Përveç kritikave për shpenzime, Hasani ka akuzuar komunën edhe për mos realizimin e projekteve gjatë kësaj periudhe.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2017, Komuna e Podujevës miratoi Buxhetin për vitin 2018 prej gati 21 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat