Në Kosovë shënohet Dita e Higjienës Menstruale

Kosova

Në Kosovë shënohet Dita e Higjienës Menstruale

Më: 28 maj 2018 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Të frymëzuar nga motoja #NoMoreLimits dhe të bashkuar nën krahët e një fluture të kuqe të ngjyrosur me ngjyra uji, këtë vit, Raven City Production financuar nga Butterfly Kosova dhe UNFPA Kosova dhe në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Stupcat, Deko Solution dhe biznese tjera kosovare krijoi një fushatë vetëdijësuese për ciklin menstrual në Ditën e Higjienës Menstruale.

Qëllimi i kësaj fushate është të theksojë nevojën e higjienës gjatë menstruacioneve dhe të përmirësojë reagimin e shoqërisë ndaj këtij procesi biologjik i cili është i lidhur me të drejtat e grave dhe vajzave dhe barazinë gjinore.

Sipas njoftimit dërguar mediave kjo ditë shënohet nra 12:00 – 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet.

Dita e Higjienës Menstruale shënohet me 28 maj, me qëllim ngritjen e vetëdijesimit për rëndësinë e një higjiene të mirë gjatë ciklit menstrual. Ishte nisur në vitin 2014 nga një organizatë jo qeveritare me bazë në Gjermani, dhe ka për qëllim të përmirësojë kushtet e grave dhe vajzave në të gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat