Peci, pjesëmarrës në Konferencën e krerëve të drejtësisë nga Evropa

Kosova

Peci, pjesëmarrës në Konferencën e krerëve të drejtësisë nga Evropa

Më: 28 maj 2018 Në ora: 10:26
Enver Peci

 Me ftesë të kryetarit të Gjykatës Supreme të Lituanisë, Rimvydas Norkus, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, po merr pjesë në Konferencën e krerëve të drejtësisë nga Evropa Qëndrore dhe Lindore, e cila po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Pjesë e diskutimeve të kësaj konference janë një varg çështjesh me interes për sistemet e drejtësisë në Evropë, përfshirë përmirësimin e cilësisë në administratë të Gjykatës Supreme, hartimin e një Kodi rregullash të sjelljes; Marrëdhënien e gjyqësorit me degët e tjera të pushtetit shtetëror dhe çështjet aktuale të pavarësisë gjyqësore; Zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në sistemet vendore të drejtësisë; Median në gjykatore dhe marrëdhëniet ndërmjet gjykatave dhe mediave etj..

Kjo konferencë është mbështetur nga CEELI Institute, ndërkaq pritet që t’i zhvillojë punimet edhe gjatë ditës së martë.?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat