Komuna ka filluar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit

Kosova

Komuna ka filluar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit

Më: 28 maj 2018 Në ora: 10:57
Pamje nga mbledhja

Komuna e Malishevës, ka filluar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës. Kështu është deklaruar në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga kryetari i komunës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, kryetari Begaj, ka kërkuar që mos ketë vonesa në implementimin e planifikimeve të komunës, sidomos në realizimin e projekteve kapitale.

Sipas drejtorisë për kulturë, rini dhe sport, kjo drejtori i ka filluar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit dhe janë duke punuar maksimalisht që kjo datë me rëndësi për Malishevën, të shënohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Po ashtu, edhe drejtoria e shërbimeve publike, ka deklaruar se janë duke u marrë me përgatitjet për dekorimin e qytetit, për 16 Qershor.

Përndryshe, në mbledhjen e sotme, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka kërkuar që të mos ketë vonesa në realizimin e planifikimeve komunale, sidomos në realizimin e projekteve kapitale, të cilat kanë rëndësi të madhe për qytetarët.

Ndërsa drejtoria e arsimit, ka njoftuar për përgatitjet që janë duke u bërë për mbajtjen e  testit të maturës për këtë vit, i cili në Malishevë, duhet të mbahet me datë 30 maj, e po ashtu ka njoftuar edhe për përgatitjet për përfundimin e vitit shkollor 2017/2018.

Bazuar në raportet e drejtorive, përkatësisht drejtorisë së inspektoratit, gjatë tërë javës kanë vazhduar inspektimet në të gjitha fushat që janë përgjegjësi e inspektoratit, ndërsa sot pritet të ndërpriten punimet e filluar edhe për dy ndërtime pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat