Thaçi kujton heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Kosova

Thaçi kujton heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj

Më: 30 maj 2018 Në ora: 08:28
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar në 19 vjetorin e rënies heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.

Thaçi ka thënë se kujtimi për ta do të jetë i përhershëm.

“U bënë 19 vjet nga rënia heroike e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt. Vitet shkojnë, por kujtimi për heronjtë do të jetë i përhershëm. Ideali i gjeneralit Rasim Kiçina dhe i qindra e mijëra heronjve, dëshmorëve e martirëve tanë, do të mbetet përherë udhërrëfyes për ne në forcimin e shtetit tonë”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

Në nder të dy heronjve sot është organizuar akademi përkujtimore nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat