Shënohet 72 vjetori i pavarësisë së Italisë edhe në Kosovë

Kosova

Shënohet 72 vjetori i pavarësisë së Italisë edhe në Kosovë

Më: 31 maj 2018 Në ora: 18:35
72 vjetori i pavarësisë së Italisë edhe në Kosovë

(E plotësuar) - Për festën kombëtare të Italisë, ambasada e Italisë në Prishtinë ka organizuar pritje për personalitete të larta në Kosovë.

Piero Cristofor Sardi ambasador i Italisë me këtë rast tha se janë mbledhur sot këtu për të festuar 72 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Italisë. Ai tha se Italia mbështet fuqishëm perspektivën e Kosovës në rrugën e BE.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli duke uruar festën e Italisë, tha se Italia ka qenë dhe është partner i qëndrueshëm i Kosovës.

“Ne kosovarët jemi të ngadalshëm por nuk dështojmë asnjë herë”, tha Veseli.

***

Ambasada e Italisë po mban pritje me rastin e festës kombëtare të Italisë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat