Sfidat e raportuara nga Avokati i Popullit duhet të merren si shqetësime nga institucionet

Kosova

Sfidat e raportuara nga Avokati i Popullit duhet të merren si shqetësime nga institucionet

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 17:32
Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi duke komentuar raportin vjetor të Avokatit të Popullit u shpreh se si grup parlamentar kanë kërkuar që Avokati i Popullit të vijë në Kuvend dhe t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Sipas Kurteshit në këtë raport janë shfaqur shqetësimet kryesore sa i përket Kuvendit të Kosovës.

Kurteshi: Shqetësimi kryesor ishte për Kuvendin

“Të gjitha ishin shqetësime me vend, por shqetësimi kryesor sa i përket Kuvendit të Republikës së Kosovës në të vërtet është fakti i mos konsistencës dhe mos harmonizimit të ligjeve një dhe mungesa e një kontrolli efektiv të ekzekutivit nga Kuvendi. Kjo është vërejtje shumë e drejtë ka edhe vërejtje tjera të drejta që i ka përmendur avokat i popullit në raportin e vetë. Një vërejtje tjetër që këtu nuk kishte kohë është mungesa e një trupi, një organi, një njësie ligjore të fortë brenda Kuvendit të Kosovës të përgatitur profesionalisht që do ta bënte këtë punë të cilën e kërkoi avokat i popullit dhe është detyrë e Kuvendit të Kosovës, e legjislativit që të nxjerr ligje të mira”, u shpreh ai.

Kurse, deputetja e AAK-së Time Kadrijaj  u shpreh se duhet mobilizim i të gjithëve për shkeljet që u evidentuan në këtë raport.

Kadrijaj: Duhet mobilizim i deputetëve

“Është e drejtë që ka shkelje të të drejtave të njeriut, ka shkelje të drejtave të fëmijëve të gjitha ato qëndrojnë, ka dhunë në familje, ekzistimi i drogave nëpër shkolla, konsumimi i drogave dhe shumë gjëra të tjera që janë negative. Andaj duhet mobilzim i përgjithshëm, duhet mobilizim i Komisioneve parlamentare, duhet mobilizimin i deputetëve që të gjitha këto çështje të ngritën. Ndërsa sa i përket vlerësimit se Qeveria por monitorohet ose Kuvendi që e ka rolin mbikëqyrës të punës së Qeverisë është aktiv vetëm 6 për qind mendoj që nuk ekziston sepse po ta shohim vetëm në këtë vit nuk ka pasur çështje që nuk kemi kërkuar interpelanca, që nuk kemi kërkuar debate” , tha Kadriaj.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu -Kodra ka përgëzuar institucionin e Avokatit të Popullit i cili nga qytetarët po konsiderohet si institucioni më i besueshëm në vend.

Sipas saj sfidat e prezantuara në këtë raport duhet të merren si shqetësime nga institucionet.

Kodra: Raporti evidenton një numër të madh të sfidave

“ Raporti evidenton një numër të madh të sfidave sa i përket adresimit të shqetësimeve në raport me të drejtat e fëmijëve dhe me që sot është dita ndërkombëtare e fëmijëve besoj që duhet të potencohet që ashtu siç e ka thënë dhe raporti Kosova po vazhdon që të ketë raste të diskriminimit të fëmijëve në këtë drejtim, vetëm nëse e përmendim rastin e fundit në Karaçev të Kamenicës...Besoj që institucionet duhet t’i marrin me shqetësim dhe t’i adresojnë këto sfida të cilat janë të publikuara në këtë raport”, ka thënë Kodra.

Debati për raportin e Avokatit të Popullit është duke vazhduar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat