Kosova me probleme mjedisore

Kosova

Kosova me probleme mjedisore

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 14:58
Shenohet Dita Boterore e Mjedisit

Avokati i Popullit, me rastin e Ditës Botërore e Mjedisit, ka shprehur brengosjen se kjo ditë serish e gjen Kosovën me probleme mjedisore të ndikuara nga veprimet arbitrare, pa e llogaritur koston për sanimin e tyre, si dhe ndikimin në të drejtat e qytetarëve për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

“Ndotja e ujit, ajrit, dhe tokës, keqmenaxhimi i mbeturinave, mos arritja e vënies në kontroll të zhurmës, mungesa e monitorimit cilësor, mungesa e informimit mjedisor kualitativ, problemet me sistemin gjyqësor, janë vetëm disa nga parregullsitë, që në vazhdimësi kufizojnë dhe cenojnë të drejtën e qytetarëve për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm, me ndikim në të drejtë për jetë, të drejtën e privatësisë, të drejtën e pronës, të drejtën e gëzimit të shtëpisë, të drejtën për qasje në dokumente publike, për shfrytëzimin e mjeteve juridike”, thuhet në deklaratë.

Avokati i Popullit si institucion kombëtar i mandatuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, fton institucionet përgjegjëse, që të ndërmarrin hapa konkret për ndërprerjen e parregullësive me ndikim në  mjedis, si dhe  vendosjen e mjedisit në prioritet e qeverisë. 

Ndryshe, simbolika e kësaj date është ofrimi i një mundësie për ngritje të vetëdijes globale për mbrojtjen e mjedisit, si dhe orientimin e politikave për të zgjeruar bazën për një mendim të hapur dhe sjellje të përgjegjshme, si nga individë, po ashtu edhe institucione dhe komunitetete, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit.

Kombet e Bashkuara, këtë ditë e kanë shënuar me mesazhin “Largoni plastiket për një përdorim. Refuzoni atë që nuk mund ta ripërdorni. Së bashku, ne mund të krijojmë një rrugë për një botë më të pastër dhe më të gjelbër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat