Thaçi: Panairi i Librit përkon me jubile të rëndësishme

Kosova

Thaçi: Panairi i Librit përkon me jubile të rëndësishme

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 20:24
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur hapjen e panairit të sivjetme të librit “Prishtina 2018”.

Ai ka zgjedhur Facebook-un si metodë për ta bërë këtë duke shkruar disa fjalë.

“Panairi i Librit “Prishtina 2018”, i cili u hap sot, është një ngjarje e rëndësishme kulturore dhe mundësi e bashkimit të shtëpive botuese, shkrimtarëve dhe lexuesve. Prandaj, sot kur janë shumëfishuar mundësitë e botimit dhe ato të leximit, institucionet dhe shoqëria jonë duhet t’i shtojnë përpjekjet inkurajuese për ngritjen e nivelit të leximit”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se panairi përkon me jubile të rëndësishme këtë vit.

“Panairi i Librit sivjet është jubilar dhe shumë më i veçantë, sepse përkon edhe me shumë jubile të rëndësishme, siç janë dhjetëvjetori i pavarësisë së Kosovës dhe 550-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.”, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat