Mot pjesërisht i vranët

Kosova

Mot pjesërisht i vranët

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Temperaturat e ajrit, edhe pse priten të pësojnë rënie të lehtë, mbesin pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 26C deri në 29C.

6.06 - Mot pjesërisht i vranët, paradite me riga lokale shiu.

7.06-8.06 - Të enjten mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën e premte mot kryesisht me diell. Në orët e pasdites mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Sipas Prishtina Weather do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimi-perëndimi 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë një rënie të lehtë nën vlera normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat