Reagon edhe Arban Abrashi pas vdekes së Vokrrit

Kosova

Reagon edhe Arban Abrashi pas vdekes së Vokrrit

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 13:43
Fadil Vokrri dhe Arban Abrashi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur në moshën 57 vjeçare.

Pas lajmit të hidhur për vdekjen e tij kanë reagur shumë personalitet të njohura e ndër ta është edhe Arban Abrashi

Ky është shkrimi i plotë i tij në Facebook.

Lamtumirë Fadil!

Faleminderit për krenarinë, gëzimin, për shembullin, për frymëzimin e gjeneratave, për punën e pashoq për vendin e shoqërinë!

Ndjehem mirë që njoha një njeri si ti, një mik të vërtetë e të sinqertë, por ike shumë shumë herët. Sot është një ditë e zezë për vendin tonë.

U prehsh në paqe, miku im!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat