Shoqëria civile një hap përpara ndryshimit të ligjit për pronat publike

Kosova

Shoqëria civile një hap përpara ndryshimit të ligjit për pronat publike

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Komuniteti Termokiss përmes një kumtese për media, ka bërë të ditur se së bashku me 53 organizata të tjera po shohin rezultate konkrete nga puna që e kanë bërë për kërkimin e ndryshimit të ligjit për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale.

Kampanja #MundësiPërKrejt qysh nga dhjetori 2017 ka ngritur vetëdijën e qytetarëve për rëndësinë e qasjes në prona publike nga entitetet jo-fitimprurëse, por gjithashtu ka dërguar propozime konkrete në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal gjatë konsultimeve të tyre publike.

“Tash, kjo ministri e ka publikuar Raportin Final të konsultimit publik të Projektligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës dhe është pajtuar zyrtarisht që procesin e dhënies në shfrytëzim të pronës komunale për qëllime jo-fitimprurëse do ta rregullojë me akt nënligjor si proces i veçantë”, thuhet tutje në njoftim.

Ky raport final duhet të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës, ku më pas do të definohet dhe përpilohet edhe akti nënligjor nga MAPL për rregullimin e procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes së organizatave për shfrytëzimin e pronës komunale për qëllime jo-fitimprurëse.

Termokiss gjithashtu është ne proces e sipër të publikimit të një hulumtimi i cili tregon shembuj e detaje se si vendet e ndryshme të rajonit e trajtojnë ligjin për pronat publike, duke dhënë gjithashtu edhe propozime konkrete se si ky ligj duhet të përpilohet në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat