Vdes personi që mori lëndime në shpërthimin e rezervuarve të naftës

Kosova

Vdes personi që mori lëndime në shpërthimin e rezervuarve të naftës

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 11:47
Shpërthimi në Fushë Kosovë

Sadik Thaçi nga Llapushniku i Drenasit, ka vdekur dy javë pasi ka marrë lëndime të rënda në shpërthimin e ndodhur në bazën e rezervuarve të derivateve të “Al Petrol” në Fushë Kosovë.

Familjarët e viktimës kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Thaçi kishte pësuar djegie të rëndë në një sipërfaqe prej 80 për qind të trupit dhe deri më tani ka qëndruar në kujdesin intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në këtë incident zjarri, lëndime trupore kishte pësuar edhe pronari i “Al Petrol” Lulzim Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat