Festa e Bajramit të premten, BIK uron besimtarët myslimanë

Kosova

Festa e Bajramit të premten, BIK uron besimtarët myslimanë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:51
BIK me këtë rast të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e  enjte, më 14 qershor 2018, ndërsa dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të premten, më 15 qershor 2017.

BIK me këtë rast të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”.

“Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.  Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t’i prijë, Resul ef. Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, bëhet e ditur në njoftim.

Me rastin e  Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 15 qershor 2018, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës nga ora 9:00-12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat