Reshitaj premton investime në ujësjellës dhe trajtim të ujërave të zeza

Kosova

Reshitaj premton investime në ujësjellës dhe trajtim të ujërave të zeza

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 16:23
Albena Reshitaj ka vizituar sot Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore Albena Reshitaj ka vizituar sot Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, ku u prit nga kryeshefi ekzekutiv Besim Baraliu me të cilin ka diskutuar për problemet në fushën e ujësjellësit, trajtimit të ujërave të zeza si dhe realizmi i projekteve të përbashkëta.

Reshitaj tha se ministria që ajo drejton është duke realizuar projekte në ujësjellës dhe trajtim të ujërave të zeza, me qëllim që secila familje në Kosovë të këtë qasje në ujë të pijshëm si e drejta elementare e njeriut.

Ajo ka folur edhe për projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm në regjionin e Prizrenit për të zgjeruar rrjetin e ujësjellësit  dhe kanalizimit.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Hidroregjionit Jugor Besim Baraliu falënderoi ministren Reshitaj për angazhimin në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë duke vlerësuar vullnetin e saj politik për të përkrahur zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në vende ku ende mungon ky rrjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat