Shi i rrëmbyeshëm në Suharekë, ekipet emergjente në dispozicion të qytetarëve

Kosova

Shi i rrëmbyeshëm në Suharekë, ekipet emergjente në dispozicion të qytetarëve

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 00:48
Shi i rrëmbyeshëm në Suharekë, ekipet emergjente në dispozicion të qytetarëve

Në orët e para të mbrëmjes shumë qytete të Kosovës janë vërshuar nga reshjet e shiut.

Edhe në Komunën e Suharekës ka mbajtur mot i lig, teksa ujërat kanë rrëmbyer edhe pjesë të ndryshme të fshtatrave përreth.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes rrjetit të tij social Facebook ka bërë të ditur se të gjitha ekipet emergjente janë tashmë në gatishmëri për qytetarët.

“Të gjitha ekipet emergjente, zjarrëfikësit, policia, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Bujqësisë etj, janë vënë në shërbim pas reshjeve të mëdha të shiut. Do të jemi në kujdestari kudo që kanë nevojë qytetarët, që ti evidentojmë dëmet e të veprojmë pastaj me procedura tjera”, ka shkruar Muharremaj.

Ndryshe reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe telashe në komunikacion. Dy aksidente rrugor e kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, por fatmirësisht pa viktima.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat